Prezantohet projekti i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 17:45 | Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në zonën e Vlorës.

“Sot prezantojmë planin më të madh, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, që Shqipëria dhe rajoni nuk e kanë parë. Ky aeroport do të plotësojë të gjitha kushtet dhe standardet”, kështu u shpreh ministrja Balluku për projektin e këtij aeroporti.

Sipas ministres së Infrastrukturës, ky aeroport do të ketë një pistë të standardeve ndërkombëtare dhe do të sjellë dhe një zhvillim të madh për ekonominë e Vlorës dhe zonës përreth.

https://a2news.com/2019/09/16/rama-nga-vlora-gati-5-mln-turiste-ne-8-muajt-e-pare-te-vitit/

“Aeroporti do ketë një pistë të parametrave ndërkombëtare, ku do ulen dhe avion transoqeanikë. 3.2 km do të jetë pista e aeroportit të Vlorës dhe 60 metra e gjerë. Siç e dini Air Albania shumë shpejt do të udhëtojë dhe drejt Amerikës”, deklaroi Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos