KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 10:11 | Aktualitet
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj

Prokurori Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses procesin e vetting-ut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë sot vendimin për Hajdarmatajn, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, duke e konfirmuar në detyrë.

Sipas ILDKP, deklarimi i tij i pasurisë është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Në deklaratën për vetting-un, Hajdarmataj ka deklaruar llogari bankare 5 milionë dhe 1 milion leke. Burime janë të ardhurat nga paga dhe kursimet; gjendje kesh 500 mijë lekë, burim nga paga; llogari rrjedhëse: 900 mijë lekë.

Ndërkohë, dhuratë nga vëllai në Angli ka pasur 6 000 euro dhe 4 000 paundë.

Analiza financiare e Hajdarmatajt është pozitive në periudhën 2003-2016.

Përsa i përket figurës, sipas DSIK, Hajdarmataj është i përshtatshëm për vijimin e detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos