Aktori i famshëm zbulon: Isha vënë në kërkim të Gralit të Shenjtë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 14:18 | Showbiz
Aktori i famshëm zbulon: Isha vënë në kërkim të

Nicholas Cage ka rrëfyer në një intervistë për “New York Times” se përpara disa vitesh ka qenë në kërkim të Gralit të Shenjtë.

Aktori i famshëm nuk zbuloi se ku kërkoi, por tha se kërkimi zgjati disa vite, në kohën kur meditonte çdo ditë dhe nuk pinte alkool.

“Ishin vite kur meditoja 3 herë në ditë, lexoja libra filozofie dhe nuk pija fare. Në atë koha nisa një kërkim për Gralin e Shenjtë. Ndoqa mitologjinë dhe kërkoja prona që lidheshin me të. Ishte si në filmin “National Treasure”. Por, në fund kuptova se Grali i Shenjtë më shumë është metaforik. Grali është vetë Toka”, tha Cage. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos