Rita në Ibiza nën shoqërinë e miqve

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 10:38 | Showbiz

Nëntorin e kaluar, Rita Ora solli albumin e dytë të saj dhe që prej atij momenti, këngëtarja me origjinë shqiptare nisi një turne në të gjithë botën për promovimin e tij. Rita nuk e mbylli aty dhe publikoi edhe disa këngë të reja, të cilët u kthyen në hite.

Tashmë është momenti për pushime për 28-vjeçaren. Së bashku me një grup miqsh, Rita udhëtoi në Ibiza, atje ku është duke kaluar ditët e nxehta të gushtit.

Këngëtarja është fotografuar në një jaht në praninë e miqve të saj dhe ato që kanë rënë në sy janë linjat e 28-vjeçares, e cila pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë, duket se ka punuar shumë edhe në palestër për të qenë sa më në formë gjatë pushimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos