Aktorja veterane tajvaneze që duket si 30 vjeç

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 11:59 | Lifestyle

Një aktore tajvaneze 63-vjeçare vazhdon të habisë botën me pamjen e saj rinore. Chen Meifen performoi në një mbrëmje gala për Vitin e Ri Hënor, të transmetuar në televizionin shtetëror të Tajvanit, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje faktin që ndoshta është femra më në formë në botë.

Zonja Chen ka mahnitur botën me pamjen e saj dhe fizikun e tonifikuar përgjatë 40 viteve, që kur u shpall Miss Tajvani.

Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja televizive quhet “tezja më e nxehtë e Tajvanit” prej 30 vitesh tashmë.

Ajo gjithmonë ka thënë se sekreti që të dukesh gjithmonë e re është supa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos