
Në momentin kur gara për titullin në Superligën e Kosovës është më e zjarrtë, me Prishtinën, Dritën dhe Ballkanin që do të luftojnë deri në fund për titullin, futbolli dardan merr një goditje të fortë për imazhin.
Sipas mediave, të paktën tre klube elitare janë nën hetim nga UEFA për trukime të ndeshjeve.
Konfederata europiane i ka dërguar një shkresë zyrtare federatës, ku e njofton për nisjen e hetimit, me dyshime për paracaktim të rezultatit dhe përfitime të paligjshme nga bastet.
Ndër faktorët kryesorë ku po bazohen hetimet e UEFA-s janë lëvizjet e pazakonta të koeficienteve të ndeshjeve. (A2 Televizion)