Heroi i përulur. Kante del nga stadiumi me makinë që kushton 20 000 euro

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 16:21 | Futboll

N'Golo Kanté ishte një nga lojtarët më të spikatur në të dyja ndeshjet ndaj Real Madrid.

Por, edhe pse ka fituar një Kupë Bote me Francën dhe çdo titull të mundshëm në Angli, mesfushori është ndryshe nga kolegët e tij.

Këtë e tregoi edhe kur u largua nga stadiumi. Kante, në dallim nga shokët e skuadrës që ikën me makina luksoze, doli me një makinë Mini të blerë në vitin 2015, për 20 000 euro.

Tifozët e përcollën me brohorima dhe shampanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos