Shtyllat shmangin finalen angleze edhe në Europa League

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 22:57 | Futboll
Shtyllat shmangin finalen angleze edhe në Europa League

Manchester United-Villarreal do të jetë finalja e Europa League.

Arsenal, që kishte humbur ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin 2-1, nuk arriti dot të shkonte më shumë se barazimi 0-0 në Angli, pavarësisht se dominoi përballjen.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte i pafat, pasi goditi dy herë shtyllën, nga një herë në çdo pjesë.

Ndërkohë, Roma fitoi 3-2 ndaj Manchester United, por humbja e ndeshjes së parë 6-2 në Angli e bënte mision të pamundur kualifikimin e ekipit italian për në finale.

Dzeko, Cristante dhe Zalewski ishin autorët e golave për verdhekuqtë, ndërsa për Uninted shënoi dygolësh Edinson Cavani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos