Akuzat dhe dëbimet, Rusia pezullon misionin diplomatik në NATO

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 10:10 | Bota
Akuzat dhe dëbimet, Rusia pezullon misionin diplomatik në NATO

Rusia po pezullon misionin e saj diplomatik në NATO. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili njoftoi dhe një kundërmasë ndaj aleancës ushtarake.

Stafit të zyrës së NATO-s në Moskë do t’i hiqet akreditimi në muajin nëntor. Këto masa vijnë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut dëboi 8 diplomatë të misionit të Rusisë, me arsyetimin se ata ishin zyrtarë të inteligjencës.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Kremlini e vlerësoi dëbimin e diplomatëve si një mungesë interesi për dialog nga Perëndimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos