Kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e sistemit unik të gjobave administrative, që mundëson njoftimin e qytetarit apo biznesit në e-Albania dhe përmes një mesazhi në Whatsapp.
Sistemi do të mundësojë që dhe apelimi apo pagesa e saj, të mund të kryhet gjithashtu nga telefoni, duke lehtësuar procedurat burokratike e shkurtuar kohë.
Kryeministri e vlerësoi këtë risi si të rëndësishme për një administratë më transparente dhe llogaridhënëse, si dhe një hap që përgatit terrenin për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Gjobave.
Si administrator i sistemit, Inspektorati i Përgjithshëm do të ketë detyrën e bashkërendimit të procesit mbikëqyrës. (A2 Televizion)