Fjalët e ashpra të përdorura nga presidenti Ilir Meta nga Kavaja pas plagosjes me armë zjarri të një të riu në zyrën elektorale të Partisë Demokratike, u komentuan në Absolut 4 nga kandidatja e për deputete e PS, Ermonela Felaj. Duke e cilësuar Metën si “të ashtuquajturin president”, Felaj e vijon duke thënë se është “një lloj fyerje të komentosh atë. Unë e shoh atë maksimumi si një person që mban shishe benzine me vete dhe kudo që shfaqet një zjarr i hedh benzinë zjarrit, dhe minimumi si ish-sportistin e peshave të rënda që mendon se duke u hakërryer në televizione kushedi çfarë mendon se po bën. Asgjë nuk ka për të ndodhur, zgjedhjet do të ndodhin sipas kornizës së zgjedhjeve, dhe çdo qytetar do të jetë i lirë të votojë për subjektin që dëshiron”. Sipas saj, “e gjithë kjo bëhet për të justifikuar humbjen në datë 25 prill dhe për të krijuar një situate tensioni, ku presidenti bën rolin e protagonistit për të dramatizuar situatën”. Kandidatja për deputete komentoi edhe dosjet e shumta që kohët e fundit opozita ka paraqitur te SPAK si “një modë, por e drejta objektive do të dalë”. (A2 Televizion)
Akuzat e Metës nga Kavaja, Felaj: I hedh benzinë zjarrit të justifikuar humbjen
