
Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi procedurat e verifikimit për kryebashkiakun e PS në Vorë, Agim Kajmakun.
Rreth mesditës së të premtes, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se bëri dhe regjistrimin e kërkesë- padisë që Partia Demokratike bëri dy ditë më parë.
Sipas PD-së, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi. Ndër të tjera PD pretendon se Kajmaku është dëbuar nga autoritete greke.
Sekretari i Përgjithshëm i PD- ës Gazmend Bardhi firmosi kërkesën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut.
Sot drejtoria e dekriminalizimit nisi shkresat institucioneve brenda dhe jashtë vendit për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të bashkisë Vorë. (A2 Televizion)