Huang u kërkon falje punonjësve: Kam pasur katër marrëdhënie, tani jam në terapi

Nga Erjon Dervishi
25 Nëntor 2026, 17:40 | Bota

Themeluesi dhe drejtuesi i NVIDI, një prej kompanive më të rëndësishme në botë për zhvillimin e inteligjencës artificiale, ka folur për herë të parë për jetën e tij personale.

Huang është përfshirë në një krizë personale dhe institucionale, pas raportimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi respektimin e kodit të etikës së kompanisë, marrëdhëniet e tij me punonjësit dhe, në një aspekt shumë më të ndjeshëm, mbi çështjet e sigurisë kombëtare amerikane.

Sipas raportimeve, Huang u largua për një periudhë të shkurtër nga drejtimi i kompanisë, por më pas u rikthye në postin e CEO-s. Rikthimi i tij, i cili ndodhi në një kohë shumë të shkurtër, u shoqërua me polemika dhe me diskutime mbi ndikimin që mund të kenë pasur interesat politike, ekonomike dhe strategjike amerikane.

Më 24 nëntor, Huang u përball me punonjësit e NVIDIA-s, kërkoi falje dhe pranoi se kishte bërë gabime serioze personale, të cilat kishin dëmtuar familjen e tij dhe kishin krijuar shqetësime brenda kompanisë. Ai gjithashtu deklaroi se po ndiqte terapi dhe se duhej të ndryshonte disa aspekte të mënyrës së tij të drejtimit.

Huang, në komunikimin e tij me punonjësit, pranoi gabimet personale dhe foli për nevojën e një standardi më të lartë përgjegjësie. Ai gjithashtu pranoi se stili i tij shumë intensiv i menaxhimit, në disa raste, mund të ketë cenuar ose dobësuar punonjësit, duke pranuar se kjo nuk ishte e drejtë. Huang pranoi se ka pasur katër lidhje jashtë martesore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos