Pesë ushtarë turq kanë mbetur të vdekur si pasojë e një përplasje në provincën qendrore të Turqisë. Kështu ka bërë me dije Ministria Turke e Mbrojtjes. Ministria nuk tha se çfarë e kishte shkaktuar rrëzimin e helikopterit të tipit AS-532.
Aeroplani ishte në një fluturim stërvitor, shtoi ministria. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe prokurorët vendas hapën një hetim për shkakun e rrëzimit, i cili ende nuk është përcaktuar publikisht. Incidenti shënon rrëzimin e dytë fatal të helikopterit ushtarak në Turqi në më pak se dy javë.
Më 12 nëntor 2026, një helikopter ushtarak S-70 u rrëzua në provincën Malatya të Turqisë lindore, duke vrarë të katër ushtarakët në bord. Shkaku zyrtar i këtij rrëzimi mbetet gjithashtu nën hetim. (A2 Televizion)