BE kundërshton tarifat e reja të Trump, Brukseli: Evropa po përballet me pasojat e mbiprodhimit kinez

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 17:41 | Bota

BE kundërshton tarifat e reja të Trump, Brukseli: Evropa po

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar tarifat e reja tregtare të paralajmëruara nga administrata amerikane, duke vënë në pikëpyetje argumentet e Uashingtonit për vendosjen e tyre dhe paralajmëruar për pasojat që mund të kenë në marrëdhëniet tregtare mes dy palëve.

Administrata e presidentit Donald Trump justifikon masat e reja me pretendimin se partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së po favorizojnë industritë e tyre vendase përmes subvencioneve që Uashingtoni i konsideron të paligjshme.

Por Brukseli kundërshton këtë argument, duke theksuar se Evropa nuk është shkaktarja e mbiprodhimit në tregjet ndërkombëtare. Përkundrazi, sipas qëndrimit evropian, kontinenti është ndër rajonet më të ekspozuara ndaj pasojave të kësaj dukurie, veçanërisht për shkak të produkteve kineze që mbërrijnë në tregjet evropiane.

Institucionet evropiane kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi për mungesën e një reagimi të përbashkët ndaj kësaj problematike, ndërsa paralajmërojnë se politikat e reja tregtare amerikane mund të shtojnë tensionet mes dy partnerëve ekonomikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos