Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë, letrat për Papën e presidentët për pavarësinë e Kosovës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 17:28 | Kulturë

Dorëshkrime të shkrimtarit Ismail Kadare, sende personale, shkrime ndër vite mbi Kosovën dhe jo vetëm u prezantuan në ekspozitën “Kosova e Kadaresë”.

Mes miqsh nga të dy anët e kufirit vajza e gjigandit të letrave solli në vëmendje momente të kontributit të Kadaresë për pavarësinë e Kosovës.

Letra dërguar presidentëve dhe papës për të parandaluar masakrat.

Fluturimi i parë mbi qiellin e Kosovës u përmbush me nënshtetësinë një vit para se Ismail Kadare të ndahej nga jeta.

Përshëndetja e Kadaresë për pavarësinë ishte pjesë e ditarit që ai mbajti.

Shprehje që për Besiana Kadarenë mund të përshtatet me hapjen e ekspozitës në të dy anët e kufirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos