Gjykata lë në burg Rozeta dhe Havier Dobi, nenë e bir, pasi akuzohen për vjedhjen e 400 mijë eurove në banesën e një ish-zyrtareje të lartë. Sipas hetimeve, 49-vjecarja së bashku me të birin kanë inskenuar një grabitje në banesën, ku punonte si pastruese. Gazetari i A2CNN, Armand Bajrami jep detaje nga deklarimet në sallën e gjyqit të nënë e bir dhe nga përgjimet e dala nga bisedat mes tyre në paraburgim, të cilat “i fundosën” ata, duke bërë që Policia tu gjejë pjesën tjetër të parave dhe bizhuterive të grabitura. (A2 Televizion)
Akuzohen se vodhën 400 mijë euro, lihen në burg nënë e bir. Përgjimet zbuluan mashtrimin
