Kishte filmuar disa herë veten duke abuzuar me një të mitur, por këtë herë, në sallën e gjyqit, Abaz Doga mbuloi fytyrën për të mos u fiksuar nga kamerat në ato pak çaste që ato u lejuan brenda. Në krah të 65-vjeçarit, i cili u arrestua të shtunën për përdhunimin dhe abuzimin e një 15-vjeçareje në Barru, ishte edhe Klajdi Poçi, 20 vjeç, i cili akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Në grupin me katër vetë që kishin abuzuar me të miturën bëjnë pjesë edhe dy minorenë. Për të katër të pandehurit, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Tre të rinjtë nuk bënë asnjë deklaratë në sallë, ndërsa Doga mësohet të ketë thënë vetëm një fjali: “Nuk kam abuzuar asnjëherë. Ajo ka ardhur vetë”. (A2 Televizion)
Akuzohet se përdhunoi të miturën, Doga: Nuk kam abuzuar, ajo ka ardhur vetë
