Alarm në Nju Delhi, ndotja në nivele ekstreme, mbyllen shkollat e parqet publike

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 16:48 | Bota

Ndotja e ajrit në Nju Dehli dhe qytetet përqark tij, kanë arritur këtë të dielë të 3 nëntorit, nivelin më të lartë për vitin 2019.

Autoritetet në kryeqytetin më të ndotur në botë, kanë shpallur emergjencë të shëndetit publik, si dhe kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe parqeve publike.

Indeksi që mat cilësinë e ajrit, matur që në orën 2 të mëngjesit, ka tejkaluar nivelin 900, kur alarmi shpallet që në nivelin 500. Çdo banor i kryeqytetit indian thith çdo ditë ndotjen e barasvlershme me 50 cigare.

Në Nju Dehli jetojnë 40 milionë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve vuajnë nga probleme të mushkërive dhe frymëmarrjes ndërsa gjatë orëve të fundit, autoritetet kanë anuluar mbi 30 fluturime nga aeroporti i Nju Dehlit, për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Rrugët janë boshatisur pasi pjesa më e madhe e banorëve kanë qëndruar në shtëpi, për të mos ekspozuar veten.

https://a2news.com/2019/03/06/ndotja-atmosferike-okb-1-viktime-cdo-5-sekonda-700-te-vdekur-ne-1-ore/

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që nga e hëna e 4 nëntorit të shkojnë në punë apo shkollë vetëm me biçikleta, për të shmangur përdorimin e automjeteve, që mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos