Mina e vendosur në anë të rrugës iu merr jetën 9 fëmijëve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 22:10 | Bota
Mina e vendosur në anë të rrugës iu merr jetën 9

Lufta në Afganistan vijon të marrë jetë të pafajshme dhe kësaj radhe nuk ka kursyer as një grup nxënësish që shkonin në shkollë.

9 fëmijë humbën jetën në Takhar pasi shkelën një minë të vendosur në anë të rrugë, ndërsa shkonin për të mësuar. Viktima janë 8 djem dhe 1 vajzë, nga moshë 7-10 vjeç. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e bombës.

OKB raportoi se 1174 civilë afganë janë vrarë nga korriku në shtator si pasojë e konfliktit të armatosur dhe mbi 3000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos