
Lajm i papritur nga Anglia. Sipas mediave britanike, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United, nëse skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Në atë rast, “Daily Express” shkruante se ylli portugez mund të kërkojë prishjen e kontratës, për të kërkuar një tjetër skuadër, me të cilën mund të jetë protagonist në Europë.
Pavarësisht golave të bujshëm në ndeshjet e para, rikthimi i Cristiano-s në “Old Trafford” nuk po shkon ashtu si sulmuesi e kishte imagjinuar, me Djajtë e Kuq që momentalisht janë jashtë zonës europiane.
Deri tani, në këtë sezon, portugezi ka shënuar 9 gola me United, 4 në kampionat dhe 5 në Champions League. (A2 Televizion)