Alarmi në “A2 Business”: Bizneset po marrin borxh për të paguar punonjësit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 22:17 | Ekonomi
Alarmi në “A2 Business”: Bizneset po marrin borxh për

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës Pro-Export Albania, tregoi në “A2 Business” se bizneset po marrin borxh për “të shlyer pagesat e punonjësve”.

“Bizneset po marrin më shumë borxhe sesa më parë. Këtu ndikon edhe mungesa e likuiditetit sa i takon blerjes së lëndëve të para. Por, ajo që është më kritike është se borxhet po merren për të shlyer pagesat e punonjësve dhe për të paguar detyrimet ndaj shtetit”, tha Prençe.

Sipas tij, pandemia i gjeti papërgatitur bizneset.

“Pandemia na gjeti të papërgatitur, duke pasur parasysh se shumë vende evropiane u bllokuan menjëherë. Pa përmendur që vinim nga një tërmet që bllokoi shumë biznese”, tha Prençe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/24/borxhi-informal-nuk-kapet-ne-listat-zyrtare/
https://a2news.com/2021/11/24/rritja-e-cmimeve-eksperti-shqiptaret-kane-vite-qe-jetojne-ne-agoni-ekonomike/
https://a2news.com/2021/11/24/pervec-borxhit-ndaj-familjareve-dhe-bankave-kemi-edhe-fajdet/
https://a2news.com/2021/11/24/eksperti-tregon-arsyet-pse-marrin-borxh-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos