Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar sot drejtorin e ri të Doganave Fation Shehu. Në një postim në rrjetet sociale, Malaj tha se do të vijojë puna për modernizimin dhe efikasitetin e administratës doganore më pranë sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Ai falënderoi ish-kreun e doganave, Besmir Beja për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
“Prezantuam sot para ekipit të administratës doganore, Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, të cilit i uroj suksese në detyrën e re.
Një falënderim për Besmir Beja, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian”. (A2 Televizion)