Alarmi nga koronavirusi, ndërpritet edhe Bundesliga

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 16:37 | Futboll
Alarmi nga koronavirusi, ndërpritet edhe Bundesliga

Kampionati gjerman i futbollit është pezulluar nga sot, për shkak të alarmit nga koronavirusi.

Federata e Ligës Gjermane (DFL) njoftoi në rrjetet sociale se Bundesliga ndërpritet deri në datën 2 prill.

Sot pritet të niste java e 26 e Bundesligës, me ndeshjen e mbrëmjes Dusseldorf-Paderborn. Fakti që Gjermania nuk kishte ndjekur shembullin e shumë kampionateve të tjera elitare kishte bërë që lojtarët të kritikonin ashpër DFL-në.

“Kjo është çmenduri. Ju lutem, mos bëni budallain dhe shikoni realitetin. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa sporti”, shkruante Thiago Alcantara, mesfushori i Bayern Munchen, në Twitter ditën e sotme, përpara se të merrej vendimi i pezullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos