Albin Kurti mbështet protestën e studentëve: Arsimi nuk është luks

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 13:06 | Aktualitet
Albin Kurti mbështet protestën e studentëve: Arsimi nuk

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbështet protestën e studentëve në Shqipëri, duke nënvizuar se arsimi nuk është luks dhe duhet të mendohet për të ardhmen e vendit.

Gjatë një bashkëbisedimi e studentët në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, të cilët protestojnë prej rreth dy muajsh, Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se protesta e studentëve është kundër padrejtësive në arsim, por njëherësh edhe kundër privilegjeve që ekzistojnë për të pasurit.

Politika është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori, ka deklaruar ndër të tjera Albin Kurti, i cili foli edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos