
Në vazhdën e diskutimeve për arsimin e lartë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar dokumentin me tarifat dhe bursat për studentët.
Sipas Shahinit, tarifat janë vendosur pasi u bë një bashkëbisedim i gjatë me studentë dhe pedagogë.
“Tarifat janë në bashkëpunim me studentë dhe pedagogë. Si rezultat, jemi munduar të kthejmë përgjigje për kërkesat e studenteve dhe jemi munduar të shkojmë në një hap më parë. Të përjashtohen nga tarifa studentët nevojë, si dhe t’i përgjysmohet tarifa te studentët në nevojë dhe ata ekselentë në një cikël të dytë studimesh. Universitet janë të mirë informuar për këtë pjesë”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)