Makineta për parkim, opozita sulmon Veliajn

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 17:15 | Aktualitet
Makineta për parkim, opozita sulmon Veliajn

Vend-Parkimet janë shndërruar sërish në një betejë politike mes maxhorancës dhe opozitës. Këshilli Bashkiak miratoi një vendim, ku parashikohet pagesa e tarifës së parkimit edhe përmes makinetave, ku qytetarët paguajnë energjinë elektrike apo ujin e pijshëm. Nga ana tjetër, opozita thotë se parkimet do të jepen me koncesion tek privati.

https://a2news.com/2019/02/03/parkimi-biznesi-miliona-euro-i-bashkise/

Debati për parkimet është rikthyer sërish në skenën politike. U desh një deklaratë e demokratëve, për të sjellë një klimë tensioni mes palëve.

“Afera e parë është dhënia me koncesion te një firmë private mbledhja e të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët e qytetarëve të Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës”

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak, miratoi me shumicë votash këtë vendim. Kryebashkiaku Veliaj shpjegoi për çfarë bëhej fjalë.

“Nuk e japim me koncesion, sepse është një gjë që mezi e krijuam dhe po del me shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e Parkimit. Shumë njerëz na kanë kërkuar që të ketë një automat, siç ka kudo jashtë, që të kenë mundësi ta paguajnë me xheton”

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Por opozita insiston për një koncesion.

“Propozimi i sotëm është qartësisht një koncesion i manipuluar dhe i sofistikuar, që rrit vlerën e pagesës me 100 lek dhe që padyshim ne nuk bëhemi pjesë e kësaj vjedhje për qytetarët”

Erisa Xhixho, këshilltare e LSI në Bashkinë Tiranë

Pas këtij debati, përfaqësuesit e LSI, në mungesë të atyre demokratë, braktisën mbledhjen. Në këtë vendim parashikohet pagesa e tarifës së parkimit edhe përmes makinetave, ku momentalisht ofrohen një sërë shërbimesh, si pagesa e energjisë elektrike, ujin e pijshëm, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos