Albin Kurti me studentët, çfarë u diskutua?

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 13:49 | Aktualitet
Albin Kurti me studentët, çfarë u diskutua?

Arbër Zaimi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2CNN ku foli ndër të tjera për mbështetjen që partia ku ai bën pjesë i bën studentëve në Shqipëri për plotësimin e kërkesave të tyre.

https://a2news.com/2019/02/04/albin-kurti-mbeshtet-protesten-e-studenteve-arsimi-nuk-eshte-luks/

Ai foli edhe për takimin e Albin Kurtit me studentët ditën e sotme.

“Kërkesat e studentëve që u parashtruan në protestë gjen zgjidhje në programin tonë për arsim publik falas dhe besoj se edhe partitë në Shqipëri duhet të kenë një program të tillë. Në Shkencat Sociale ka qenë i ftuar Kurti ku ka pasur studentë edhe nga fakultete të tjera. Është diskutuar për protestat studentore ndër vite në Kosovë, por edhe programin tonë. Zoti Kurti është takuar me disa prej protagonistëve politik në Shqipëri dhe sot ka edhe takime të tjera”, tha ndër të tjera Zaimi.

(A2 Televizion)

https://youtu.be/bZC2EnhJWx4

A2 CNN Livestream

Latest Videos