Aleanca për Teatrin: Nesër në 16.30 protestë përballë Ministrisë së Brendshme

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 19:16 | Aktualitet

Aleanca për Teatrin ka lajmëruar se nesër në orën 16.30 do të organizohet një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Me sa duket forcat që kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Tiranës që në orët e para të së dielës kanë vendosur të shembin godinën e Teatrit Kombëtar dhe atë Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Sipas regjisorit Budina, i intervistuar nga A2, ”ftohen të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë nesër para ministrisë së brendshme kundër një akti terrorist ndaj aktorëve”. Sipas tij, te gjitha marrëdhëniet me shtetin janë ndërprere, sepse në këmbim të dialogut morëm gjuhen e dhunës. Nuk ka më rrugë për dialog”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos