Aliji, shqiptari i parë që fiton trofe në Hungari

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 12:43 | Futboll
Aliji, shqiptari i parë që fiton trofe në Hungari

Një trofe i festuar pas ndërprerjes nga pandemia e Covid-19 dhe suksesi i parë për një futbollist shqiptar në Hungari.

Naser Aliji u shpall fitues i Kupës së Hungarisë, pasi skuadra e tij Budapest Honved triumfoi 2-1 në finale. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua në minutën e 84 të takimit, ndërsa u detyrua të largohej nga fusha në kohën shtesë, prej lëndimit pas përplasjes me një kundërshtar.

Ky episod nuk e prishi festën për djaloshin nga Kumanova, që me Kupën e Hungarisë regjistron trofeun e pestë madhor në karrierë, pas tre Superkupave të Zvicrës dhe Kupës së Lihtenshtejnit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos