Alimadhi dhe Elezi zyrtarisht deputetë, Borova seancën e ardhshme

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 13:37 | Aktualitet
Alimadhi dhe Elezi zyrtarisht deputetë, Borova seancën e ardhshme

Ndërsa opozita dhe mbështetësit e saj protestonin në sheshin përpara parlamenti, në seancën parlamentare u betuan dy deputetët e rinj. Kreu i Parlamentit Gramoz Ruci lexoi rregulloren e Kuvendit ndërsa më pas u betuan deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, te cilët ulen në karriget e lëna bosh nga opozita pas dorëzimit të mandateve.

Ambra Borova, e cila vjen nga listat shumë emërore të Lëvizjes socialiste për Integrim dhe që ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, do të betohet seancën e ardhshme, pasi sot nuk ishte e pranishme në sallë. Pas betimit, deputeti më i ri i opozitës Arben Elezi tha se pranimi i mandatit, është vendimi më i drejtë, politik dhe moral. Ndërsa, Alimadhi përpara se të hynte në sallën e Kuvendit, ku më pas do bënte betimin, akuzoi lidershipin e Partisë Demokratike për mosrespektim të marrëveshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos