
Kur protesta e opozitës është një javë larg, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëron qytetarët e saj. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se vendi pritet të përfshihet nga protestat, kohëzgjatja e të cilave nuk dihet, dhe mund të jenë të dhunshme.
Në rrethin e kuq të Ambasadës amerikane janë godinat qeveritare, si Parlamenti, Kryeministria apo akset nacionale. “Në protestat e mëparshme u përdorën pajisje shpërthyese dhe molotov. Ndaj shmangi këto vende”, mbyllet njoftimi i SHBA. (A2 Televizion)