Ambasadori gjerman: Debati në Bundestag, shenjë që Shqipëria do të pranohet në familjen evropiane

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 11:26 | Politikë
Ambasadori gjerman: Debati në Bundestag, shenjë që Shqipëria

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf deklaroi se Bundestagu dha një po për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe shtoi se fakti që debati në Bundestag ishte i thellë, siç i tha një gazetar gjerman, është “shenjë që Shqipëria do të pranohet në familjen evropiane”.

“Bundestagu luan rol të fuqishëm dhe qeverisë federale i nevojitet konfirmimi i tij”, shtoi ambasadori.

https://a2news.com/2019/09/27/drita-jeshile-per-shqiperine-si-votoi-bundestagu-gjerman-per-negociatat/

Gjithsesi, Zingraf theksoi se “reformat e ndërmarra dhe ndryshimet e shqiptarëve duhet të shkojnë dhe më thellë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/28/vota-e-bundestagut-per-negociatat-soreca-sdo-te-flas-per-kushte-te-reja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos