Ambasadori i SHBA, ne pritje te riemërimit nga Trump

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 18:11 | Aktualitet
Ambasadori i SHBA, ne pritje te riemërimit nga Trump

Vendi i diplomatit të huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ambasadorit amerikan, do të vijojë të jetë vakant edhe për disa javë të tjera. Kathleen Ann Kavalec ishte kandidatura e emëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump më 9 korrik të vitit te kaluar. Diplomatja amerikane nuk ishte në listën e miratuar nga Senati, në ditën e fundit të Kongresit të 115-të.

Por burime thonë për A2 CNN se Kavalec nuk është e vetmja. Ka edhe të tjerë diplomatë të huaj që duhen emëruar sërish, ndaj zërat për një bllokim të emrit të saj, nuk qëndrojnë. Nominimi, sipas rregullores së Kongresit Amerikan skadoi dhe do të jetë vetë Presidenti Trump, ai që do të bëjë riemërimet.

Sipas DASH, znj. Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.

Kandidimi i saj vjen pas përfundimit të mandatit të Donald Lu, ambasadorit që pa dyshim mund të quhet edhe ‘kumbari’ i nisjes së Reformës në Drejtësi dhe njeriu që kërkoi kapjen e peshqve të mëdhenj në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos