
Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit, i cili mbylli shumë pika bastesh në të gjithë vendin. Megjithatë, bastet online duket se janë ende aktive dhe kjo është pohuar edhe nga Arben Ahmetaj.
Në bilancin e fundit të tij ekonomik, ministri i shkarkuar Arben Ahmetaj u pyet edhe për mbylljen e basteve, ku u shpreh se beteja do të vazhdojë.
“Bastet oinline janë një betejë e vazhdueshme. Do të krijohet Task Forca dixhitale antibast. Një përqindje shumë e ulët janë futur online, të cilët janë në vëzhgim të plotë dhe në 10 ditët e ardhshme do të vazhdojë beteja edhe në kafenetë e vogla ku luhet online”, tha Ahmetaj. (A2 Televizion)