Dëborë intensive, Llogaraja kalohet vetëm me zinxhirë

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 13:35 | Aktualitet

Reshjet e dëborës janë rikthyer mesditën e sotme duke mbuluar Llogaranë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se reshjet janë intensive dhe Llogaraja mund të kalohet vetëm me përdorimin e zinxhirëve.

ARRSH njofton se 3 borëpastruese dhe një fadromë janë duke punuar në zonën e Llogarasë.

“Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri”, thuhet në deklaratën e ARRSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos