Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha.
Vizita e diplomates amerikane në Selinë Blu vjen pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk dihet ende agjenda e bisedimeve në këtë takim, ndërkohë që pritet të ketë një deklaratë për mediat nga Yuri Kim pas tij. (A2 Televizion)