Ambasadorja Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 17:16 | Aktualitet
Ambasadorja Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të ndryshëm religjiozë, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota.

“Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze”, thekson Kim.

https://www.instagram.com/p/CNPk9CqhgOV/

Sipas saj, kjo është “diçka që bota duhet të mësojë nga Shqipëria. Aktet e juaja të respektit dhe mirësisë për grupet e ndryshme i jep secilit shpresë, që është mesazhi i vërtetë i kësaj kohe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos