Forcat Ajrore amerikane kanë treguar forcën duke lëshuar 52 avionë luftarakë “Lightning II” në të njëjtën kohë nga baza në Jutah.
Mjetet që kushtojnë rreth 4,2 miliardë dollarë në total u nisën njëri pas tjetrit ditën e hënë, në një kohë kur tensionet Iran-SHBA janë në kulm pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
52 është numri i diplomatëve dhe civilëve amerikanë të rrëmbyer nga Irani gjatë krizës së pengjeve të vitit 1979 dhe gjithashtu 52 është edhe numri i shënjestrave në Iran që Trump ka kërcënuar se do të godasë nëse Republika Islamike hakmerret për vdekjen e Soleimanit.
Edhe pse stërvitja ishte planifikuar disa muaj më parë, ajo vjen në të njëjtën javë kur SHBA përgatitet për kundërpërgjigjen e Iranit për sulmin ajror që vrau në Irak gjeneralin më të fuqishëm iranian. (A2 Televizion)