Foto mahnitëse të amfibëve dhe zvarranikëve të ndryshëm, realizuar përgjatë 27 viteve, janë publikuar së fundmi. Eksperti Matthijs Kuijpers ka hedhur në treg një libër me punën e jetës së tij, ku përmes fotove këto specie shfaqen të mrekullueshme, edhe pse janë disa prej kafshëve më të rrezikshme në planet. Një album që sjell foto nga e gjithë bota, përveç Antarktidës, ku mund të shihni një aligator albin, gjarpërinj me sy vezullues dhe bretkosa të shndritshme. (A2 Televizion)
Amfibët dhe zvarranikët më të bukur të planetit
