
Strukturat e Partisë Demokratike duhet të analizojnë jo vetëm faktorët e jashtëm që sollën rezultatin e 25 prillit, por edhe performancën e vetë opozitarëve, duke u detyruar kështu të shikojnë edhe nga vetja për të gjetur arsyet që do t’i ulin sërish në karriget e opozitës.
Në filtrin e kësaj analize do të kalojnë edhe 12 aleatët e demokratëve, vendim i cili sipas sekretarit zgjedhor, Ivi Kaso, synon të shikojë nëse bashkëpunimi me ta ka funksionuar apo jo.
Më 17 korrik, Kuvendi Kombëtar do të diskutojë mbi mundësinë e ndryshimeve staturore. Si pjesë e grupit të punës së sekretariatit të përhershëm statutor, Kaso beson se do të ketë risi.
Reflektimi që do të sjellë analiza e punës së strukturave, shpjegon Kaso, do të diktojë edhe ndryshimet në drejtimin e tyre, në bazë të arritjes së objektivave të gjithsecilit. (A2 Televizion)