Analiza e riskut në Vlorë, policia e bën, por nuk mund të parandalojë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 16:30 | Kronikë
Analiza e riskut në Vlorë, policia e bën, por nuk mund të

Ngjarjet kriminale me pasoja të rënda për jetën e personave, që kanë qenë shënjestër e tyre dhe që kanë tronditur jo pak herë qytetin e Vlorës, nuk kanë qenë një “rrufe në qiell” të hapur.

Kjo nuk ka ndodhur as për policinë lokale dhe natyrisht as për viktimat apo të lënduarit e këtyre atentateve të paramenduara dhe të mirëorganizuara.

Ka mjaftuar emri i viktimës dhe policia së bashku me median nuk e kanë patur të vështirë të parashtrojnë pistat e hetimit dhe natyrisht të kaluarën që në përqindje të lartë është shkak i ngjarjes.

Nga muaji mars e deri tani në Vlorë janë regjistruar 6 atentate tipike mafioze, pesë prej të cilave me viktima dhe një me plagosje. Që të gjitha ngjarje që kanë lidhje me konflikte apo aktivitete të mëparshme kriminal të njohura shumë mirë nga policia.

Ajo që duhet ta bëjë policinë që të jetë një hap përpara faktorit kriminal, është analiza e riskut, e një aktiviteti apo ngjarje kriminale se çfarë mund të sjellë më pas me qëllimin kryesor parandalimin e përshkallëzimit të pasojave dhe fataliteteve.

Në fakt, ngjarje të njëpasnjëshme që burojnë nga ngjarje apo konflikte të mëparshme nuk të lënë asnjë shteg të kuptosh që parandalimi ka ngecur thuajse në të gjitha ngjarjet me rrezikshmëri të lartë. Duke patur parasysh që analizat e riskut bëhen, atëherë në rastin më të mirë, dy janë alternativat që sjellin për pasojë reagim të dobët parandalues ose policia nuk di ta bëjë këtë pjesë të punës së saj, ose nuk i ka kapacitetet si njerëzore ashtu edhe logjistike. Edhe pse ekziston edhe një mundësi tjetër ajo e dekonspirimit, ose shfrytëzimit të informacionit apo analizës policore për interesa të caktuara të grupeve të interesuara, që janë të ndryshme nga interesi publik për rend dhe siguri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos