Ancelotti shkruan historinë me Champions-in e radhës

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 08:31 | Futboll
Ancelotti shkruan historinë me Champions-in e radhës

Pas fitores së Real Madrid ndaj Liverpool në finalen e Champions League, Carlo Ancelotti është bërë trajneri që e ka fituar më shumë trofeun më të rëndësishëm për klube në botë.

Italiani ka arritur q ë ta ngrejë kupën plot 4 herë, duke lënë pas Bob Paisley (1977, 1978 dhe 1981) dhe Zinedine Zidane (2016, 2017 dhe 2018), të cilët kanë secili nga 3.

https://a2news.com/2022/05/28/real-madrid-triumfon-per-here-te-14-ne-champions-league/

Interesant është fakti që të tre trajnerët me më shumë Champions kanë qenë ose janë ende trajnerë të Real Madrid dhe Liverpool, finalistëve të djeshëm.

Ancelotti e ka fituar trofeun dy herë me Milanin (2003 dhe 2007) dhe dy herë me Real Madrid (2014 dhe 2022).

Përpara disa javësh, me fitoren e kampionatit spanjoll, trajneri italian u bë gjithashtu trajneri i parë që fiton titullin kampion në 5 kampionatet kryesore evropiane. Legjendë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos