Andy Murray do të rikthehet të luajë tenis

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 20:55 | Sporte të tjera
Andy Murray do të rikthehet të luajë tenis

Andy Murray do të kthehet të luajë tenis javën e ardhshme.

Tenisti i famshëm njoftoi në Facebook se do të jetë i pranishëm në Sinsinati, 7 muaj pasi lajmëroi me lot në sy se ndoshta karriera e tij ishte drejt përfundimit, pas problemeve të shumta që ka pasur me dëmtimet.

Në fakt, Murray ka nisur të luajë në qershor, por vetëm në turnetë dyshe, një format që është shumë më pak i lodhshëm për tenistët.

32-vjeçari Andy Murray ka fituar 3 Grand Slam-e në karrierë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos