Tragjedi në çiklizëm, ndërron jetë 22-vjeçari belg

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 22:20 | Sporte të tjera

Një ngjarje tragjike ka goditur çiklizmin. 22-vjeçari belg, Bjorg Lambrecht, i cili konsiderohej si një nga të rinjtë më premtues të këtij sporti, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që pësoi në etapën e tretë të Xhiros së Polonisë.

Lajmin dramatik e bëri publik skuadra e Bjorg Lotto-Soudal në Twitter.

“Tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë familjes, miqve dhe shokëve të skuadrës së Bjorgut ka ndodhur. Prehu në paqe”, shkroi skuadra në rrjetin social.

Kur duheshin edhe 50 kilometra nga përfundimi i etapës, gjatë një dite me shi, Lambrecht u rrëzua dhe mendohet se ka goditur kokën në një bordurë betoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos