Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencë globale për koronavirusin

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 21:05 | Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli emergjencë globale koronavirusin.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera të botës.

https://a2news.com/2020/01/30/koronavirusi-masat-parandaluese-jo-te-njejta-ne-te-gjitha-doganat/

Numri total i njerëzve të prekur me koronavirus ka kaluar atë të të prekurve me SARS në periudhën 2002-2003.

SARS-i preku 8098 persona në të gjithë botën, ndërkohë që koronavirusi ka infektuar deri tani 8137 persona vetëm në Wuhan, 171 prej të cilëve kanë vdekur.

https://a2news.com/2020/01/30/koronavirusi-shkencetaret-ne-gare-per-vaksinen-e-re/

OBSH theksoi se ka 98 raste me koronavirus në 18 shtete të tjera përveç Kinës, por asnjë viktimë deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos