Anija luftarake ruse rrezikon përplasjen, amerikanët drejtojnë armët

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 17:09 | Bota

Një anije luftarake ruse u afrua me agresivitet drejt një anijeje luftarake të Marinës amerikane ndërsa po lundronte në veri të detit Arabik të enjten, duke injoruar paralajmërimet nga pala amerikane dhe duke rrezikuar përplasjen, tha të premten Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Incidenti mes anjies ruse dhe asaj amerikane në detin Arabik. VIDEO EKSKLUZIVE nga CNN

Incidenti është i fundit mes forcave ushtarake amerikane dhe ruse. Zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar shpesh këto raste si të rrezikshme dhe provokuese nga pala ruse. 7 muaj më parë, një tjetër incident ndodhi në Paqësor, kur anijet luftarake amerikane dhe ruse u gjendën pranë njëra-tjetrës dhe anija amerikane duhet të kryente një manovër emergjence për të shmangur përplasjen.

Incidenti mes anjies ruse dhe asaj amerikane në detin Arabik. VIDEO EKSKLUZIVE nga CNN

Anija luftarake USS Farragut është pjesë e flotës së aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman dhe detyra e saj është interceptimi i anijeve armike, për t’i ndaluar të afrohen. Dy zyrtarë amerikanë thanë se anija ruse u afrua deri në 54 metra dhe mes dy palëve pati komunikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos