Ekipi i Italisë u shndërruar në vatër serioze infeksioni nga COVID-19, pas ndeshjes me Lituaninë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Por përtej lojtarëve si Florenzi, Verratti, Grifo, Cragno, Bernardeschi dhe Sirigu, që edhe pse pozitivë nuk kanë shenja të theksuara të sëmundjes, dhe thjesht nuk do të jenë të aftë të luajnë në javën e radhës në Serie A, sot lajmi i ditës vjen nga gjendja e një nga anëtarët e stafit të trajnerit Roberto Mancini.
Jo një person anonim, por një nga lojtarët italianë më të njohur të dekadave së fundit, kampion botë në 2006. Bëhet fjalë për Daniele De Rossi, ish-kapiteni i Romës që prej një viti i ka dhënë lamtumirë futbollit të luajtur për t’u përqendruar tek drejtimi i ekipeve.
Daniele De Rossi, ish-kapiteni i Romës, ndodhet në spital për pasojat e COVID-19 Sipas mjekëve, situata është nën kontroll, edhe pse nuk ka një datë të caktuar për daljen nga spital De Rossi dhe Totti, kampionë botë në vitin 2006 De Rossi ka luajtur pothuajse të gjithë karrierën me Romën Në përfundim të karrierës, ka realizuar një ëndërr të vjetër, të veshë fanellën e Boca Juniors Sot ai është një nga anëtarët e stafit të trajnerit italian Roberto Mancini
Përfshirja të grupi i Kombëtares është vetëm hapi i parë në këtë drejtim, por duket sikur De Rossi nuk ka hyrë më këmbën e mbarë.
Ish-mesfushori 37-vjeçar është infektuar nga COVID-19, dhe duket sikur gjendja e tij nuk është nga më të lehtat, aq sa për të është urdhëruar shtrimi në spital, pas një javë kollë të që pas analizave është shndërruar në një pneumoni bilaterale.
Sipas mjekëve, situata është nën kontroll, edhe pse nuk ka një datë të caktuar për daljen nga spital, dhe situata do të monitorohet ditë pas dite. (A2 Televizion)