"Antigona", tragjedia antike në realitetin politik shqiptar

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 17:57 | Aktualitet

Në një kohë politike ku dikush përpiqet të mbajë pushtetin, ndërsa të tjerë të protestojnë kundër tij, vjen në skenën teatrale “Antigona”.

Por nuk është tragjedia antike e Sofokliut, është vepra e francezit Jean Anouilh, që më shumë se kurrë i flet edhe aktualitetit në Shqipëri. Përballë turmës, ai që do të mbajë pushtetin është Kreoni, që timonin e drejton pa dashur të dëgjojë për idealet.

Fjala që njeh më së miri është pushteti dhe në skenën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë kostum e vesh Ervin Bejleri.

Pamje nga shfaqja

 “Kam menduar që teatri është politikë se ka fuqinë e madhe që bën njerëzit të mendojnë, dhe kjo vepër bën të njëjtën gjë. Antigona sa herë mblidhet parlamenti në protestë, rojet i kemi si ato që dje kishin bllokuar pedonalen, pra janë personazhe reale”. thotë Bejleri.

Përballë tij qëndron Antigona, heroina e kësaj tragjedie, ajo e cila ka ideale dhe lufton për to.

 “Antigona më ka bërë të dashurohem me të nga momenti që ajo nuk do që të bëj kompromise me gjërat që nuk i pëlqejnë”, vijon aktorja Laura Nezha.

Edhe pse me një fund jo shumë të lumtur, vepra që pati sukses që në vitin 1944 kur u vendos për herë të parë në Paris, në Tiranë vjen në kurimin e regjisores franceze Andrea Brusque, nga kjo fundjavë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos