Apeli lë në fuqi dënimin, anëtari i pezulluar i KPA, Luan Daci: Puç i mirorganizuar

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 16:28 | Aktualitet

Ndryshe ishte qëndrimi i mbajtur nga një trupe gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që vendosi të konfirmojë deklarimin e fajshëm të të pandehurit Luan Daci për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj Shërbim Prove për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Shkallës së Dytë të vetingut. Vendimi i Apelit, që i jep formë të prerë dënimit të tij, nuk u prit mirë nga anëtari i KPA. “Ky është një puç”, tha Daci pas daljes nga salla e gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos